Kur kanë mbetur edhe pak javë nga zgjedhjet vendore të 14 majit, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Takimi është zhvilluar në ambientet e KQZ. Ai vjen ditën kur Celibashi do të nisë miratimin e kandidatëve për kryebashkiakë të propozuar nga partitë politike.
Afatet për dorëzimin e listave kanë përfunduar dhe tashmë është momenti i verifikimit. Duhet thënë se ky takim vjen një ditë pas deklaratës së Kim për Zërin e Amerikës se ‘Non Gratat’ nuk duhen votuar.