Kancelari gjerman Olaf Scholz pësoi një incident që e detyroi të shtyjë takimet dhe konferencat e planifikuara. Mirëpo ky incident, duket se është bërë shkas për disa ndjekës që ta kthejnë Scholz-in në meme.
Përdoruesit e “X” e kanë bërë Scholz-in të duket si një pirat. Kancelari ka reaguar në platformën “X” ku ka thënë se i mirëpret këto meme. “Jam i emocionuar të shoh memet”, shkroi kancelarja në mbishkrim.
Scholz është në gjendje të mirë pas rrëzimit dhe ka thënë se pamja që përdoruesit e “X” i kanë ofruar, është më e keqe se realiteti.