Aplikacioni në pronësi kineze që ndonjëherë referohet si “aplikacioni i gjithçkaje” si WhatsApp, Facebook, Amazon dhe Tinder të gjitha në një, ka shqetësuar qeveritë perëndimore lidhur me sigurinë, kryesisht se aplikacioni mund të përdoret për të spiunuar përdoruesit.
Megjithatë, nuk ka asnjë provë që informacioni i qeverisë është komprometuar përmes WeChat, ndalimi i këtij aplikacioni në Kanada, hyn në fuqi menjëherë, tha në një deklaratë presidentja e Bordit të Thesarit, Anita Anand.
“Ne po marrim një qasje të bazuar në rrezik për sigurinë kibernetike duke hequr aksesin në këto aplikacione në pajisjet celulare të qeverisë”, tha ajo.
WeChat është një nga aplikacionet më të përdorura në botë, i kudondodhur në Kinë dhe gjithashtu i popullarizuar në Azinë Juglindore dhe brenda komuniteteve të diasporës kineze.
Kanadaja po merr gjithashtu masa ndaj Kaspersky me bazë në Rusi, një kompani e sigurisë kibernetike. Përdoruesit do t’i heqin aplikacionet dhe do të bllokohen nga shkarkimi i tyre në të ardhmen.