Dy herë kampionia e ‘Grand Slam-it’, Simona Halep, është përjashtuar për katër vjet nga tenisi për dy shkelje të dopingut, njoftoi Agjencia Ndërkombëtare e Integritetit të Tenisit (ITIA).
“Viti i fundit ka qenë ndeshja më e vështirë e jetës sime, dhe për fat të keq, lufta ime vazhdon”, tha Halep në një deklaratë. “Unë ia kam kushtuar jetën lojës së bukur të tenisit. Unë i marr shumë seriozisht rregullat e sportit tonë dhe krenohem me faktin se kurrë nuk kam përdorur me vetëdije apo qëllimisht ndonjë substancë të ndaluar. Unë refuzoj të pranoj vendimin e tyre për një ndalim katërvjeçar.”
Në tetor 2022, Halep u pezullua për 8 muaj kur rezultoi pozitive për Roxadustat. Përforcuesi i gjakut u zbulua në testin e urinës së 31-vjeçares në US Open në gusht 2022.
Roxadustat është renditur në listën e substancave të ndaluara të ITIA pasi “rrit hemoglobinën dhe prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut” në trup, megjithëse përdoret zakonisht për të trajtuar anemi.