Futbollist i kombëtares Myrto Uzuni ka treguar se është shembulli konkret që asgjënë jetë nuk vjen pa punë dhe përpjekje.
Uzuni rrëfeu se si kaloi kufirin me Greqinë në mënyrë ilegale.
Për të fillimet e jetesës në Greqi nuk sillnin mjaftueshëm të ardhura ndaj ai u detyrua të ndalonte stërvitjen për të punuar.
“Shumë net kam qarë në dhomën time, vetëm, në banjë, pa më parë njeri. Nuk doja që prindërit e mi të ndiheshin keq. Kjo më bëri më të fortë. Kam punuar si kamarier, duke larë enët, në ullinj, duke pastruar shtëpi, garazhe…të gjithë në të zezë”, tha Uzuni.