Kolegji i Garancive në Coni ka vendosur që t’i kthejë 15 pikët Juventusit, duke i hequr dënimin që i ishte dhënë më herët nga Komisioni i Disiplinës në federatën italiane. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Kolegji i Garancive në Coni, që është gjykata sportive e komitetit olimpik kombëtar italian.
Ato kanë vendosur gjithashtu që të kthejë mbrapsht për rigjykim çështjen e bardhezinjve plucvalencave fiktive, pra mos transparencë me vlerën e vërtetë të futbollistëve gjatë transferimit.
Gjasat janë që në rigjykim Juventus të shpallet e pafajshme ose t’i hiqen një numër më i vogël se 15 pikët, por e rëndësishme është që tani bardhezinjtë nga vendi i shtatë shkojnë në vendin e tretë me 59 pikë.