Juventusi u mund 4-1 nga Empoli në takimin e fundit të javës së 36 në Serie A. Pas penalizimit nga federata italiane me 10 pikë dhe humbjes në kampionat, kualifikimi në Ligën e Kampioneve bëhet një mirazh.
Të dielën bardhezinjtë ndeshen me Milanin, që ka një avantazh prej pesë pikësh, dy javë përpara përfundimit të kampionatit. Torinezët e nisën mirë dhe në të 13, Milik goditi traversën. Por polaku katër minuta më pas u bë protagonisti negativ, duke shkaktuar penallti.
Kaputo u tregua i saktë dhe i dha vanazhin Empolit. Në të 21’, Luperto e çoi rezultatin në 2-0. Në fillim të pjesës së dytë, Caputo shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për toskanët. Pesë minuta nga fundi i kohës së rregullt, Kieza shënoi golin e nderit për “Zonjën e Vjetër”. Në shtesë, Pikoli vulosi fitoren me golin e katërt për vendasit. Në përfundim të takimit, trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri.
‘Është e qartë se është e çuditshme të gjesh veten me 10 pikë më pak para fillimit të ndeshjes. E nisëm mirë, mund ta shkurtonim distancën menjëherë, por kjo nuk e justifikon kolapsin mendor. Në këtë moment duhet të heshtim, të pranojmë humbjen. Në fushë 69 pikë I bëmë, por përfunduam 10 pikë më poshtë. Duke fituar mund të kishim luajtur për një vend në Champions League me Milanin.
Por nuk mund t’i fajësoj djemtë për asgjë. Shpresoj të zgjidhet një herë e mirë. E gjithë kjo është një mungesë respekti për njerëzit që punojnë. Ta vendosin njëherë e përgjithmonë! Boll më’, u shpreh Massimiliano Allegri.
Ndërsa Roma abrazopi në shtëpi me Salernitanën me rezultatin 2-2. Verdhekuqtë e Murinjos në kampionët nuk kanë pesë takime radhazi që nuk fitojnë.