Trashëgimia është e vështirë për t’u vazhduar në botën e futbollit. por një gjë të tillë po e bën më së miri, Justin Klajvert. Djali i legjendës së sportit më magjik, Patrik Klajvert po shkëlqen dhe vendos rekorde në fushën e blertë. Edhe pse në moshën 24-vjeçare, sulmuesi ka shënuar në 6 kampionatet më të rëndësishme dhe të mëdha të kontinentit.
Anësori holandez shënoi në Premier League me skuadrën e Bërnemuth. Gol i shënuar në elitën e futbollit anglez, që pason eksperiencat e mëparshme në Holandë, Itali, Gjermani, Francë dhe Spanjë. Në karrierën e tij te Ajaks, Xhastin Klajvert shënoi 12 gola në 44 ndeshje për të rënë në sy te Romës, që pagoi mbi 15 milionë euro për ta transferuar në kryeqytetin italian.
Me fanellën verdhekuq, holandezi nuk arriti pritshmëritë, pasi realizoi vetëm 5 gola në 53 ndeshje për tu huazuar më pas në Bundesligë, Francë dhe Spanjë. Bërnemuth pagoi 11 milionë euro në verën e këtij viti, për të rezultuar një sukses për karrierën e Xhastin dhe jo vetëm. Në 12 takime mes kampionatit dhe kupave, Klajvert ka shënuar 2 gola dhe po e ndihmon skuadrën që t’i qëndrojë larg zonës së ftohtë të renditjes.