Christophe Galtier duket se nuk do të jetë trajner i PSG në sezonin e ardhshëm. Pavarësisht fitimit të titullit kampion, francezët janë gati për të larguar timonerin e stolit. Por, pengesë mbetet akordi me një trajner të ri. Julian Nagelsmann refuzoi së fundmi ofertën e kryeqytetasve, me gjermanin që shmang sërish akordin. Pas refuzimit të pankinës së Chelseat, e cila iu rikthye argjentinasit Mauricio Pochettino, ish-trajneri i Bayern Mynichut ka ndërprerë negociatat me Paris Saint-Germain.
35-vjeçari nuk është bindur nga projekti i francezëve, kjo e ndikuar ndoshta edhe nga largimi i Lionel Messit dhe e ardhmja e paqartë e Kylian Mbappe. Tashmë alternativat në tavolinën e presidentit Al Khelaifit janë të pakta. Më pranë duket trajneri i Bolonjës, Thiago Motta, njohje e vjetër pasi më parë ka veshur fanellën e PSG-së. Ndërkaq, ëndrrat e mëdha të presidencës franceze janë francezi Zinedine Zidane dhe Luis Enrique. Të dy trajnerët refuzuar pankinën e Chelsea, duke mbetet ende në pritje të një kontrate.