Gjykata e Lartë e Spanjës ka dënuar me rreth 1 milion euro gjobë Jose Mourinho-n. Vendimi lidhet me eksperiencën te Real Madrid në vitet 2011-2012.
Prej kohësh është në kërkim të një skuadre të re, por Jose Mourinho po përballet edhe me një tjetër çështje. Gjykata e Lartë ka konfirmuar se trajneri portugez duhet të paguajë një borxh që korrespondon me shlyerjen e taksave në lidhje me Tatimin mbi të Ardhurat Personale, kur ai drejtonte Real Madrid. Mourinho do të paguajë një shifër prej 800 mijë eurosh në arkat e shtetit spanjoll. Fillimisht, kjo shumë mendohej të ketë qenë në vlerën e 1.5 milionë eurove, por rreth 600 mijë euro nuk do të paguhen për shkak të skadimit të kontratës.
Në vitin 2016, një raport ishte hartuar duke pretenduar se Mourinho kishte fshehur faktin që Real Madrid ishte përgjegjës për pagesat. Në vitin 2018, Mourinho kishte arritur një marrëveshje me autoritetet e taksave për të shmangur një seancë gjyqësore pas dy shkeljeve tatimore. Trajneri pranoi se ishte fajtor dhe u pajtua me një dënim me një vit burg, ku duhej të bënte pagesën prej 670 mijë eurove, krahas shumës totale prej 4.4 milionë eurosh. Kujtojmë që 61-vjeçari momentalisht është i papunë pas shkarkimit nga Roma dhe ende nuk është bërë e ditur se cili do të jetë hapi i tij i radhës.