Jordania, një aleat i SHBA-ve, ka tërhequr ambasadorin e vet nga Izraeli, për shkak të luftë që po zhvillohet në Gaza. Largimi i ambasadorit vjen si shenjë proteste ndaj luftës.
Zv.kryeministri i Jordanisë, Ayman al-Safadi, tha se tërheqja e ambasadorit lidhet me ndaljen e luftës në Gazë nga Izraeli dhe katastrofës humanitare që po shkakton.
Jordania nënshkroi një marrëveshje paqeje me Izraelin në vitin 1994, duke u bërë vendi i dytë arab pas Egjiptit.
Vetëm pak ditë më parë palestinezët u lejuan të largohen nga Gaza për në Egjipt. Po, ashtu mbi 100 persona me pasaporta të huaja dhe të plagosur rëndë u lejuan të largoheshin nga Gaza.