Mediat greke raportojnë se lëkundje tërmeti janë ndier sot në vend, në Volos. Sipas burimeve, tërmeti u regjistrua me magnitudë 2.7 me epiqendër 7 km në veri-lindje të Volos dhe me thellësi 10 km.
Më parë është raportuar për dy lëkundje të tjera, përafërsisht në të njëjtën epiqendër.
Ndërkohë Greqia prej një jave tashmë, po përballet me një situatë të rrezikshme të zjarreve që kanë përfshirë vendin. Situata më problematike paraqitet në Rodos e Atikë.