Shefi i kuzhinës Alton Brown i ka hedhur kripë kafes dhe të gjithë janë çmendur pas kësaj. Specialistët kanë nisur që ta rekomandojnë, kjo për disa arsye.
Ekspertja e kafesë, Kate Johnston thotë se kafeja në fakt ka shije më të mirë nëse shtoni pak kripë.
“Nëse kafja që po pini është vërtet e hidhur, kripa është një zgjedhje më e mirë se sheqeri apo ndonjë ëmbëlsues tjetër”, tha ajo për HuffPost . “E bën më të butë, neutralizon shijen shumë të fortë”.
Në vend që të ndryshojë shijet natyrale të kafesë, siç bëjnë qumështi dhe sheqeri, kripa e ruan atë. Në të njëjtën kohë, është një opsion më i shëndetshëm.