Dashi
Ju jeni duke kaluar një kohë të vështirë që të punoni së bashku me një koleg, pasi po përpiqeni të kurseni sa më shumë ndërsa ai ose ajo synon të shpenzojë. Bëni çmos për të gjetur një kompromis të zbatueshëm për këtë problem të vështirë.
Demi
Jeta private dhe çështjet e zemrës do kenë prioritet gjatë kësaj dite. Beqarët do kenë takime pasionante dhe nuk do ngurrojnë të krijojnë lidhje. Mërkuri do i bëjë ata që janë në çift më kërkues dhe të pakënaqur. E keni menduar ndonjëherë sa jepni ju për partnerin/en? Nëse mundoheni te arrini rezultate në punë do keni përmirësim të financave.
Binjakët
Dita do jetë e vështirë për të gjithë ata që janë në çift sot. Disa mundë të largohen paksa nga i dashuri, e ata që kanë pasur edhe më parë probleme mund të ndahen. Beqarët duhet të bëjnë edhe pak durim dhe mos tentojnë sot nëse duan të gjejnë personin e duhur. Tregohuni shume te matur në planin financiar.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite do jeni shumë striktë në jetën sentimentale dhe nuk do i lini partnerit/es aspak liri veprimi. Kujdes sepse situata mund të përkeqësohet dhe ju do vuani më shumë. Beqarët do jeni mjaft kërkues dhe nuk do e gjejnë dot atë që kanë në mendjen e tyre. Në sektorin e parave mos bëni asnjë investim të madh sepse do keni shumë pasoja.
Luani
Të gjithë planetet do jenë të favorshëm gjatë kësaj dite për jetën tuaj në çift, por Plutoni do jetë ai që do sjellë më shumë të mira. Nëse jetoni bashkë dita do jetë më sensuale dhe e lumtur. Beqarët do ndihen të pashpresë, pa e ditur se një surprizë e madhe i pret në mbrëmje. Në sektorin e financave gjërat do shkojnë mirë.
Virgjëresha
Rrethanat do bëjnë të mundur që lidhja juaj të përmirësohet sot. Megjithatë do ketë edhe shumë për të bërë ende. Tregohuni më tolerantë dhe mos kërkoni nga partneri/ja sakrifica. Beqarët do joshin pa pushim por as sot nuk do e gjejnë dot personin e ëndrrave. Planetët do iu ndihmojnë në planin financiar.
Peshorja
Ditë shumë e qëndrueshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Do bini dakord për gjithçka me atë që keni në krah dhe gjithçka do shkojë më së miri. Beqarët do kenë një ditë të këndshme edhe pse nuk do e gjejnë dot shpirtin e tyre binjak. Në planin financiar do jeni mjaft të zotët dhe do e stabilizoni situatën. Gjithçka do shkojë më së miri në këtë fushë.
Akrepi
Nëse keni pasur zënka me partnerin/en tuaj, hidheni vetë hapin e parë drejt pajtimit. Në këtë mënyrë marrëdhënia juaj do jetë edhe më e ngrohtë. Beqarët do përzgjedhin shumë dhe sërish do ngelen vetëm. Financa do jenë mjaft të stabilizuara dhe do kryeni shpenzimet e nevojshme. Më në fund!
Shigjetari
Ata që janë në çift do kenë probleme serioze sot. Të dy do jeni kokëfortë dhe do doni të dalë juaja. Nëse vazhdoni me këtë sjellje nuk keni për të shkuar askund. Beqarët do jenë të shoqërueshëm dhe të qeshur me gjithë personat që do takojnë. Kjo do bëjë që edhe propozimet të jenë të shumta dhe serioze. Në planin financiar shpenzoni sa ju mban xhepi.
Bricjapi
Nëse tregoheni shumë impulsivë në jetën tuaj në çift mund të bëni gabime të pafalshme. Mos e prishni me dorën tuaj atmosferën e ngrohtë që është krijuar. Beqarët do kërkojnë pa pushim, por nuk do e gjejnë askund princin e tyre. Në planin financiar këshillohet të mos e teproni me shpenzimet.
Ujori
Marrëdhënia në çift do jetë shumë e mirë gjatë kësaj dite dhe ju do ndiheni për mrekulli në krahët e atij që dashuroni. Ai mund t’iu plotësojë edhe disa nga dëshirat më të zjarrta. Beqarët do takojnë një person i cili do i mahnitë. Financat do kenë disa përmirësime të vogla.
Peshqit
Të dashuruarit nuk do i kushtojnë vëmendjen e duhur personave që do kenë në krah dhe kjo mund të sjelle pakënaqësi. Nëse jeni beqarë do ndiheni mirë me atë status dhe nuk do keni nevojë për asnjë person. Së bashku me miqtë mund të përjetoni kënaqësi pa fund. Në planin financiar do keni një situatë goxha të qëndrueshme.