Jennifer Lopez është vendosur sërish në qendër të vëmendjes për shkak se askush nuk e beson që bukuria e saj është natyrale dhe pa botox. Një fans shkroi se ajo ka bërë shumë ndërhyrje për të qenë kjo që është sot, mirëpo nuk mungoi përgjigja e yllit latin.
Ajo ka refuzuar në mënyrë kategorike që të ketë bërë ndërhyrje të ndryshme në fytyrë, duke thënë se e gjitha vjen nga natyra.
“Kam thënë miliona herë se kjo është fytyra ime dhe se nuk kam bërë kurrë botox apo kirurgji. Njerëzit duhet të jenë më pozitiv me njëri tjetrin”, mësohet të ketë thënë Lopez.
Nga ana tjetër në një video në TikTok, Lopez ka zbuluar se sekreti i bukurisë së saj ndodhet në kuzhinë dhe është vaji i ullirit.
“Është një sekret që e kam përdorur gjatë viteve, sepse funksionon me të vërtetë. Vaj ulliri. Gjithashtu, një gjë që do t’u kërkoja të gjithëve të bënin që nga mosha 15 vjeç, edhe më e re, është të vendosni krem dielli çdo ditë”, ka deklaruar bukuroshja.