A jeni zgjuar me gricje të fytit? Epo mund ta trajtoni fare mirë me një produkt që me shumë mundësi është në dollapin e kuzhinës suaj. Mjalti. Mjalti, përveç të qenit zgjedhja ideal për mëngjes, për shkak të përbërësve të vlefshëm që përmban, është edhe ilaçi ideal natyral për trajtimin e dhimbjes së fytit.
Veprimi i tij efektiv kundër simptomave të të ftohtit të zakonshëm, është vërtetuar nga studime të shumta në mbarë botën.
Vetëm disa lugë mjaltë veprojnë kundër baktereve. Në veçanti, sipas studimeve të mëparshme, ajo mund të neutralizojë dhjetra mikrobe, duke përfshirë E. coli dhe salmonella.
Cila është arsyeja e efektit të saj dobiprurës? Një rol kyç luajnë vetë bletët, pasi shumica e bletëve depozitojnë peroksid hidrogjeni në mjaltë, ndërsa sintetizojnë pjalmin e luleve. Përveç kësaj, mjalti është natyralisht acidik dhe për këtë arsye i jepen këto veti.
Gjithashtu është vërtetuar se sa më e errët të jetë ngjyra e mjaltit aq më të forta janë vetitë e tij antimikrobike.