Një shtëpi e rregullt është edhe një mënyrë për t’u çlodhur sa më shpejt pasi kthehemi nga puna. Kur hyjmë në shtëpi dhe shohim një shtëpi rrëmujë, duket sikur lodhja na shtohet akoma më shumë. Por jo të gjithë njerëzit janë të fiksuar pas pastërtisë në shtëpi, ka nga ata që gjërat e çrregullta i qetësojnë.
Për të gjithë dashamirësit e rregullit dhe rendit, këto janë 3 nga hapat të cilat nëse i bëni para se të dilni nga shtëpia, do t’ju duket banesa juaj ‘një parajsë’.
Së pari, kurrë mos i lini enët pa larë në darkë. Ato janë shkaktarët kryesorë që e bëjnë shtëpinë të duket e papastër. Nëse ktheheni në shtëpi pas pune dhe enët tuaja janë pa larë që nga mbrëmja e kaluar, na vjen keq por për ju nuk do të ketë qetësi pas pune.
Ndjekësit e palodhur të rendit rregullojnë shtratin sapo zgjohen ose para se të dalin nga shtëpia. Nëse nuk doni të shpenzoni shumë kohë për ta shtruar atë në mënyrë perfekte, thjesht mund të hiqni jastëkët dhe ta tërhiqni çarçafin drejt skajeve në mënyrë që të mbulojë çdo parregullsi në sipërfaqen e saj. Kjo mënyrë e thjeshtë dhe e lehtë do ta bëjë dhomën tuaj të gjumit të duket më e bukur dhe e rregullt.
Një ndër veprimet më të zgjuara për të pasur një shtëpi të pastër, janë edhe rrobat. Mos i hapni punë vetes duke i lënë rrobat në çdo pjesë të shtëpisë. Në vend të kësaj, i vendosni direkt në vendin e tyre, në mënyrë që shtëpia të jetë një oaz qetësie për ju.