Jair Bolosonaro ka mohuar akuzat për grusht shteti pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2022. Ai pohoi se qenë viktimë e persekutimit politik që nga largimi nga detyra në 2023. Ai u tha dhjetëra mijëra mbështetësve në Sao Paulo se akuzat për grusht shteti kundër tij ishin një “gënjeshtër”.
Bolsonaro bëri thirrje për një amnisti për qindra mbështetës të tij të dënuar për sulme në ndërtesa publike.
Policia po heton nëse ish-presidenti 68-vjecar nxiti një grusht shteti të dështuar pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2022. Bosonaro hodhi poshtë akuzat kundër tij si të motivuara politikisht. Ai tha se ishte koha për të harruar të kaluarën dhe për ta lënë Brazilin të ecë përpara dhe e përdori fjalimin e tij për të folur për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në 2026.
Bolsonaro e ka ende të ndaluar të kandidojë për tetë vjet për postin e presidentit. Ai akuzohet për minimin e sistemit zgjedhor në Brazil pas pretendimit se zgjedhjet e fundit ishin të falsifikuara, pavarësisht se nuk ka prova për mashtrime elektorale.