Vitamina C shkurton kohëzgjatjen e sëmundjes, forcon sistemin imunitar dhe shërben si antioksidant kundër radikaleve të lira. Prania e saj është e rëndësishme në të mirë të sistemit imunitar, kundër sëmundjeve të zemrës, problemeve me shtatzëninë, sëmundjeve të syve dhe rrudhave të parakohshme. Ajo mbështet rritjen normale të trupit, zhvillimin e tij dhe përthithjen e hekurit. Organizmi i njeriut nuk mundet të prodhojë apo ruajë vitaminën C. Kjo e bën marrjen e kësaj vitamine nga ushqimet, një njësojshmëri të madhe.
Sa ju nevojitet
Meshkujt: 90 miligramë në ditë
Femrat 75 miligramë në ditë, (përveç femrave shtatzënë dhe nënave që ushqejnë me gji)
Femrat shtatzënë: 85 miligramë në ditë
Nënat që ushqejnë me gji: 120 miligramë në ditë
Duhanpirësit: 35 miligramë më shumë se doza e rekomanduar më lart.
Sasia maksimale që njeriu mund të marrë nga kjo vitaminë është 2000 miligramë në ditë.
Ajo që është e rëndësishme që lexuesit e AgroWeb.org të dinë, është se një regjim i shëndetshëm ushqimor ofron sasi të përshtatshme të vitaminës C.
Ushqimet më të pasura me vitaminë C
Për shumë njerëz, një portokall, një racion me luleshtrydhe, speca të kuq apo brokoli, ofron një dozë të mjaftueshme të vitaminës C.
Specat janë burim shumë i mirë i vitaminës C. Duhet t’i përfshini në regjimin tuaj ushqimor.
1 gotë me lëng portokalli ofron 93 mg vitaminë C.
1 gotë me lëng qitro ofron 70 mg vitaminë C.
1 kivi ofron 64 mg vitaminë C.
Gjysmë racioni me luleshtrydhe ofron 49 mg vitaminë C.
Vitamina C dhe stresi
Stresi është i pashmangshëm gjatë ditës. Ai nxitet nga një sërë faktorësh, ngjarjesh dhe mendimesh. Mungesa e vitaminës C i shumëfishon këto faktorë nxitës të stresit, jo vetëm në frekuencë por edhe në përmasë. Njerëzit që kanë mungesa të vitaminës C shpalosin sjellje të ngjashme me depresionin, ndihen më të lodhur dhe pa energji.
Probleme me dhëmbët
Vitamina C i mban dhëmbët dhe mishrat e tyre të shëndetshëm. Mungesa e kësaj vitamine shkakton erozion dhe rënie të dhëmbëve.
Sistem të dobët imunitar
Mungesa e vitaminës C krijon një handikap në sistemin imunitar. Jo vetëm që organizmi sëmuret shpesh, por edhe shërimi dhe rikuperimi është më i vështirë. Një sistem i dobët imunitar e ka më të vështirë të mposhtë infeksionet dhe bakteret.
Plogështi
Anemia prek me qindra shqiptarë. Plogështia është një prej simptomave të saj që vjen si pasojë e niveleve të ulëta të hemoglobinës. Mungesa e vitaminës C shkakton anemi dhe probleme me prodhimin e qelizave.
Shtim në peshë
Mungesa e vitaminës C rrit masën dhjamore në organizëm. Kjo ndodh sepse trupi resht së përdoruri yndyrat si burim energjie.