Ndikon sipas gjendjes mendore, fizike që gjendet njeriu dhe këtu mund të themi se njeriu është në gjendje depresive normal që ndikimi i tij është jo i mirë, ku këtu i fillojnë shqetësimet që ne i njohim me termin depresion.
Për shembull, në baze të llojit të gjendjes që ka kaluar personi, ka ndikim negativ në psikiken-fiziken e tij. Këtu varet dhe përcaktimi i përqindjes së personit që është nën ndikimin e depresionit.
Themi që depresioni është gjithmonë i shoqëruar me agresivitet ku njeriu pëson lëkundje dhe tronditje në trurin e tij.
Por çfarë e çon njeriun të bie në gjendje depresive?
Njeriun në gjendje depresive e çon gjendja shpirtërore, brengat, lodhja, hallet, mërzia , stresi i përditshëm, të menduarit, problemet familjare, mënyra e të rriturit apo edhe divorci. Të gjithë këto faktorë kanë ndikim të rëndësishëm në vet përqendrimin trunorë të njeriut.
Por cila gjini është më e prekur gjinia femërore apo gjinia mashkullore?
Të dyja gjinitë janë të prekura nga gjendja depresive, por prekja e depresivitetit është e ndryshme nga gjinitë mashkullore në gjininë femërore. Te gjinia femërore depresiviteti është i brendshëm i kontrollueshëm nga 50 në 70% . Ndërkohë që në gjininë mashkullore depresiviteti është i jashtëm, i pakontrollueshëm dhe i pamenaxhueshëm 50-70%.
Përqindjet e mbetura në të dyja gjinitë janë enigmë të trurit./ Nga psikologe Qerime Daci