Ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen, tha se vendi do të përshpejtojë dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza nëpërmjet një korridori detar nga Qipro.
Sipas ministrit, ekipet teknike izraelite dhe qipriote do të shpenzojnë dy ditë për të gjetur detajet e nismës në mënyrë që dërgesat e ndihmave nga porti i Qipros i Larnaka, të mund të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur.
“Qiproja dhe Izraeli, së bashku me partnerët e tjerë në rajon, po promovojnë iniciativën për një korridor të sigurt detar për të lehtësuar transferimin e ndihmës humanitare në Gaza në një mënyrë të organizuar dhe të inspektuar mirë”, tha ministri izraelit.