MotoGp ka një kampion të ri, por emri nuk ndryshon, Francesco Bagnaia. Pas titullit në sezonin e shkuar, piloti italian konfirmon veten në fronin e garës më spektakolare të motorëve. 26-vjeçari triumfoi në çmimin e Madh të Valencias për të kompletuar kështu titullin e dytë kampion bote.
Aksidenti në fillim të garës mes Jorge Martin dhe Marc Marquez i hapi udhë fitores së italianit, që përfitoi dhe mori komandën. Bagnaia e mbylli kampionatin në kuotën e 467 pikëve, distancuar me 39 nga Horge Martin, që nuk arriti të shkaktojë befasinë dhe t’i heq nga duart titullin e dytë kampion bote.