Piloti i Dukatit, Françesko Banjaia fitoi titullin kampion në Moto GP, edhe pse doli në vend të nëntë në Çmimin e Madh të Valencias, pasi rivali i tij Fabio Quartararo dështoi që ta kalonte në renditjen e përgjithshme.
Kamponi i 2021, Quartararo kishte 23 pikë më pak se sa italiani përpara fillimit të garës së fundit.
Piloti i “Jamaha”,-s duhej që të fitonte në Valencia për të mbrojtur titullin, por e përfundoi në vend të katërt. Gara u fitua nga piloti i Suzukit Alex Rins.
Banjaia i dhuroi Dukatit titullin e parë që nga suksesi i Kejsi Stoner në vitin 2007, duke i dhënë fund dominimit 15 vjeçar të skuderive japoneze. Ky sukses shënon përmbysjen më të madhe në historinë e MOTO GP, pasi italiani ishte 91 pikë më pak në mes të sezonit.
Banjaia bëhet piloti i parë në 50 vite që fiton një titull kampion duke drejtuar një motor të prodhuar nga skuderi italiane. 25-vjeçari festoi me flamurin italian, ndërsa Dukati i dhuroi një helmetë të artë.
Alex Rins e filloi mirë garën duke marrë kryesimin pasi la pas Jorge Martin që e nisi nga pole-position. Shpresat për titulli të Quartararos u shuan me një Banjaia tepër agresiv, ndërsa gara me të dyve ishte intensive, me italianin që dëmtoi motorin.
Piloti i Hondas, Marc Marquez ishte në kërkim të një podiumi, por u rrëzua 18 xhiro nga fundi. Në vend të dytë doli Brad Binder, i cili kaloi Jorge Martin që e mbylli garën në vend të tretë./ Klan News