Senati në Itali dha dritën jeshile me 93 vota pro, për miratimin e projektligjit që ndalon tregtimin, importin dhe prodhimin e ushqimeve të prodhuara në laborator.
Ministri i Bujqësisë dhe Sovranitetit Ushqimor, Francesco Lollobrigida, nënvizoi rëndësinë e kësaj mase.
“Ne jemi vendi i parë që kemi marrë këtë vendim, duke mbrojtur sovranitetin tonë ushqimor dhe duke garantuar sigurinë e konsumatorit”, – tha Lollobrigida.
Dispozita përmban edhe një ndalim tjetër të rëndësishëm, që nuk lejon përdorimin e emërtimit “mish” për ushqimet e përftuara nga proteinat bimore.
Projektligji do t’i paraqitet Dhomës së Deputetëve për miratim përfundimtar.