Italia është përballur me një rritje të menjëhershme të numrit të njerëzve që kërkojnë ndihmë urgjente në spital. Ata drejtohen në spitale për sëmundjet e lidhura me temperaturat e larta, ndërsa vala e të nxehtit vazhdon të përfshijë vendin.
Referuar “The Guardian”, disa spitale raportuan një rritje prej 20-25% të numrit të pacientëve që drejtoheshin në urgjencë, me simptoma të dehidratimit ose problematika të tjera të shkaktuara nga ekspozimi i tepërt në nxehtësi.
Temperaturat në Romë arritën në 41.8C të martën, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 40.7C të vendosur në qershor 2022. Siçilia arriti rreth 41gradë dhe pati maksimum prej 45 gradësh në Sardenjë.