Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën Cecchignola në jug të Romës. Një vajzë 1 vjeçare është gjetur e pajetë në makinë.
Sipas mediave italiane, babai i vogëlushes i cili është punonjës policie, ka dalë nga shtëpia në mëngjes për të shkuar në punë dhe ka marrë me vete fëmijën për ta çuar në kopsht por e ka harruar atë në makinë.
Kur nëna shkoi për ta marrë vogëlushen nga kopshti, aty kuptoi se vajza nuk ishte paraqitur në kopsht atë ditë farë.
Babai i vogëlushes punonte ngjitur me kopshtin e vajzës dhe nëna e ka gjetur vogëlushen e asfiksuar afër punës së bashkëshortit të saj.
Në Itali në 25 vitet e fundit ka pasur 11 raste të të ashtuquajturës “Sindroma e Fëmijës së Harruar”.