Një qen Husky shpëtoi pas 23 ditësh të bllokuar nën një ndërtesë dykatëshe që u shemb më 6 shkurt në Turqia.
Aleksi u shpëtua nga rrënojat në Antioki, provinca Hataj, nga ekipet e shpëtimit pasi ata e dëgjuan ndërsa vazhdonin kërkimet në zonë, pas tërmeteve vdekjeprurëse që morën jetën e të paktën 50,000 njerëzve në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore. Hataj është një nga provincat më të goditura.
Në videon e shpëtimit tronditës, ekipi përpiqet të lirojë Aleksin, i cili mbeti 23 ditë nën rrënoja dhe gjëja e parë që bëri qenushi kur u lirua ishte të lëpinte fytyrën e shpëtimtarit të tij.
Qeni u dërgua në spitalin e fushës HAYTAP, ku mori trajtim. Ai ishte i rraskapitur dhe kishte humbur peshë, por për fat gëzonte shëndet të mirë.
“Është me të vërtetë një mrekulli që ai mbijetoi në këtë vrimë për 22 ditë pa ngrënë apo pirë asgjë”, tha pjesëtari që e shpëtoi.
22 gün sonra ‘Alex’ kurtarıldı
— Odatv (@odatv) March 1, 2023