Tre shqiptarë janë surpiruzar nga karabinierët teksa ishin duke vjedhura brenda një punishteje.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës 13 gusht, kur karabinierët e stacionit Frignano, gjatë një shërbimi kontrolli territorial,kanë arrestuar në flagrancë shqiptarët. Ata akuzohen për vjedhje kryer në bashkëpunim.
Të tre, rreth orës 19:00, në via Regi Lagni të Villa di Briano, u befasuan brenda një magazine/punishte ku kishin hyrë fshehurazi. Njëri nga të tre u bllokua menjëherë, ndërsa bashkëpunëtorët, tentuan të arratiseshin dhe më pas u ndoqën dhe u kapën nga karabinierët.
Pas kontrollit personal dhe automjeteve të përdorura u gjetën mjete të përshtatshme për vjedhje, kapuç dhe doreza, si dhe disa radio Hetimet e menjëhershme, të kryera pas marrjes së gjurmëve të gishtave, bënë të mundur konstatimin se njëri prej të arrestuarve ishte me precedentë të mëparshëm penalë, shkruajnë mediet italiane.
Ai ishte përgjegjës për vjedhje në një shtëpi dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik krime të kryera në Paduli dhe San Giorgio la Molara. Tre shqiptarët janë shoqëruar në burgun e Santa Maria Capua Vetere, në dispozicion të organit kompetent gjyqësor.