Ish-drejtori dhe anëtari i bordit të Interit, Jun Liu, është arrestuar nën akuzë për korrupsion në Kinë.
46-vjeçari ka shërbyer më parë si president i Jiangsu Suning dhe ishte CEO i përkohshëm i Nerazzurri, duke qenë anëtar i bordit nga qershori 2016 deri në tetor 2018.
Arrestimi i Liu vjen gjashtë muaj pasi presidenti i Federata Kineze Chen Xuyuan u vu nën hetim me dyshimin se ka kryer “shkelje të rënda të ligjit”.
Autoritetet kineze po punojnë për një rast anti-korrupsion lidhur me çështjet e futbollit në vend. Në janar, dy ish-zyrtarë të FA u hetuan gjithashtu për të njëjtat arsye si Chen.