Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-deputeti, Haxhi Shala, është deklaruar i pafajshëm për akuzat e ngritura nga prokuroria e Hagës.
Shala ka dëshmuar mbi ecurinë e çështjes në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Gjykata Speciale e Hagës e ngarkon Shalën me disa aktakuza: tentativë për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale.
“Plotësisht i pafajshëm”, ka thënë Shala kur është pyetur për akuzat e ngritura nga Haga.