Matteo Messina Denaro, ish-bosi Cosa Nostra është në koma të pakthyeshme. Ai është shtruar në spital në L’Aquila, ku është i burgosur nën regjimin “41 bis” pas arrestimit të tij në Palermo janarin e kaluar dhe thuhet se ka kërkuar të mos reanimohet.
Mjekët kanë deklaruar se atij i është ndërprerë ushqimi, pasi ai është i diagnostifikuar me kancer në gradën e fundit të rrezikshmërisë. Ai ka tumor në zorrën e trashë. Ish-bosi i Cosa Nostra kishte kaluar 30 vite si i arratisur, por më 16 janar ai u arrestua nga policia italiane, raporton Corriere.
“Më morët se jam sëmurë, nuk do të pendohem kurrë”, ishin disa nga fjalitë e tij të para që u tha hetuesve.
Para disa ditësh ai deklaroi nëpër media se është pajtuar me të bijën, Lorenza Alagna dhe i ka dhënë asaj mbiemrin e tij.