Interi ngre Superkupën e Italisë për herë të tetë në histori. Në Riad të Arabisë Saudite, skuadra e drejtuar nga Simone Inzagi mundi minimalisht Napolin dhe festoi trofeun e parë sezonal.
Asnjë si tekniku italian, i cili shkon në pesë Superkupa të fituara, duke vendosur rekord. Zikaltrit e ngrenë trofeun për herë të tretë radhazi, duke barazuar Milanin.
Simeone la skuadrën e Napolit me 10 lojtarë që nga minuta e 60, por të kaltrit u mbrojtën mirë, deri në shtesë, ku Lautaro Martinez realizoi golin e fitores. Për argjentinasin, kjo është rrjeta e 29 në këtë sezon. Trajneri Inzaghi tregoi emocionet për triumfin e arritur.
‘Komplimentet i duhen bërë fillimisht Napolit, që bëri një ndeshje të shkëlqyer! Me 10 lojtarë luftuan si luanë! Pastaj humbja në minutën e 90-të sjell trishtim. Ndërsa unë duhet të përgëzoj djemtë e mi! Treguam shumë përqendrim! Jam i kënaqur me lojtarët, e për klubin që në këto tri vite ka bërë të mos mungojë asgjë’, u shpreh trajneri i Inter.
Ndërsa tekniku Valter Maxarri përjetoi humbjen e dytë në një finale pas asaj të viti 2012 kundër Juventusit. Pas takimit ai preferoi të mos fliste, ashtu si lojtarët për pakënaqësitë për kartonin e kuq të diskutueshëm ndaj Simeones. Nga ky kompeticion i organizuar në Arabinë Saudite, Napoli fitoi 5 milionë euro ndërsa Interi 8.