Al Nassr dhuron spektakël në fushë, Cristiano Ronaldo në tribunë. Portugezi duartrokiti performancën e shokëve të skuadrës në fitoren tenistike 6-0 që arabët regjistruan ndaj Inter Miami. Një test miqësor i dominuar totalisht nga skuadra nga Lindja e Mesme që nuk vendosi në dyshim për asnjë moment fitoren.
Llogarinë e golave për skuadrën arabe e shënoi Otavio në minutën e tretë me një asistim të Marcelo Brozovic. Shtatë minuta më vonë shënoi Anderson Talisca, me brazilianin që ishte edhe autor i tre golave në këtë 90 minutësh. Por, për të rënduar edhe më shumë situatën e tyre u përkujdes Aymeric Laporte që shënoi nga gjysmëfusha e tyre. Edhe fraksioni i dytë dhuroi tre gola, për të rritur admirimin e Ronaldos në tribuna.
Ndërkaq, Lionel Messi u aktivizua në minutën e 83-të, por nuk arriti që të shmang fatin e kësaj sfide. Humbja e katërt në pesë miqësoret parasezonale për skuadrën e Mexhor Ligë Soker, që konfirmon kështu momentin negativ pavarësisht firmave të bujshme me emra si Luis Suarez, Sergio Busquets apo Jordi Alba.