Inter i ka dërguar Lautaro Martinez propozimin për rinovimin e kontratës, të shoqëruar me një rritje të ndjeshme të rrogës.
Aktualisht, sulmuesi argjentinas arkëton rreth 6 milionë euro në sezon, por propozimi është për të shkuar në 7.5 milionë euro.
Kjo shumë pritet të rritet edhe më tej me bonuset e ndryshme, duke shkuar në 8 milionë euro në sezon.