Egnatia u mund nga Interi në ndeshjen miqësore të luajtur në stadiumin “Paolo Maza” të Ferarës me rezultatin 4-2. Skuadra rrogozhinase e nisi mire sfidën. Duamena i dha avantazhin pas gjashtë minutash lojë.
Egnatia arriti të ruante avantazhin deri në minutën e 55 të lojës, kur barazoi Nikolo Barela. Medeiros me penallti shënoi sërish për rrogozhinasit.
Por Lautaro Martinez i dha kryesimin zikaltërve me dy gola të shënuar në minutat 79 dhe 83. Golin e fitores e realizoi Xhakomo Stabile në minutën e 90 të lojës. Një paraqitje të mirë në këtë përballje bëri edhe portieri Alen Sherri, i cili u dallua për pritjet e tij që shmangën të tjerë gola.
Në përfundim të takimit, mesfushori kuqezi i Interit Kristjan Asllani dha opinionin e tij për sfidën.
‘Kjo skuadër na vuri në vështirësi! Janë në ekip fizik, që bënë presion për çdo top. E nisën mirë, por ne u treguam të zotë dhe e ndryshuam rrjedhën e takimit. E kjo na kënaq. Qëllimi nga ne lojtarët është që të luajmë sa më shumë minuta. Tani po presim nisjen e kampionatit’, u shpreh Kristjan Asllani.
Asllani tha se gjendja e Interit është e mirë dhe grupi i lojtarëve është i fortë dhe i bashkuar.