Pas 20 vitesh, Inter dhe Milan përplasen sërish në Champions League, këtë herë për një biletë për në finalen e madhe. Një derbi që pushtoj faqet e para të gazetave të përditshme, me “Corriere dello Sport” që i rikthehet historisë.
“Derboom” është titulli kryesor, ku përkrah imazhit të Lautaro Martinez shkruhet “Inter-Milan në gjysmëfinalet e Champions pas 20 vitesh” teksa një italian në këtë raund është edhe trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti që në të gjithë garat 9 herë ka kaluar në finalen e madhe.
“Derbissimo” është kryetitulli i Gazzetta dello Sport, që i kushton hapësirë të veçantë sulmuesit argjentinas të Interit, teksa krah saj zbulon edhe datat e dy gjysmëfinaleve mes tyre. Ndërkaq, e përditshmja torineze “Tuttosport” nuk i ka kushtuar pjesën kryesore dy skuadrave të Milanos, por Juventusit, që ka ankimuar dhe pret vendimin për mos-heqjen e 15 pikëve nga klasifikimi.