Në gjysmën e dytë të muajit prillit India do të kalojë Kinën për numrin e popullsisë. Këtë lajm e ka konfirmuar Organizata e Kombeve të Bashkuara duke theksuar se më 14 prill India pritet që të shkojë në 1.4 miliardë banorë. Regjistrimi i vitit 2011 i Indisë tregoi se popullsia e vendit ishte 1.21 miliardë, që do të thotë se vendi ka shtuar 210 milionë njerëz në 12 vjet.
Shteti që deri më sot ka mbajtur ‘stafetën’ për numrin më të lartë të popullsisë, Kina, do t’i tkurret popullsia me 109 milionë deri në vitin 2050.
Rritja e popullsisë po paraqet sfidat e veta me një fuqi punëtore masive dhe të re në vitet në vijim që pritet të migrojnë në zonat urbane.