Babai i Erling Haaland, Alfie Haaland u shoqërua nga punonjësit e sigurisë në stadiumin “Bernabeu”, pasi u përplas me tifozët e Real Madridit. Norvegjezi, 50 vjeç ishte i pranishëm për të parë djalin e tij në fushë në takimin e parë gjysmëfinal të Ligës së Kampioneve që Siti pati kundër “Los Blankos”.
Alf-Inge-s, ish-lojtari i City, Nottingham Forest dhe Leeds iu kërkua që të largohej nga zona VIP pasi u konfliktua me fansat.
Sipas punonjësve të sigurisë gjestet e tij ishin provokuese, ndërsa madrilenët iu përgjigjën me kore. Sipas mediave spanjolle, 50-vjeçari kishte hedhur kikirikë ndaj tifozëve të Real Madridit në fillim të pjesës së dytë.
Gjatë kohës kur Alf-Inge aktivizohej te Mançester Siti, ai pësoi një dëmtim të rëndë në gju kur luante në derbi kundër United dhe u detyrua që të largohej nga futbolli. Në prill 2001, kapiteni i “Djajve të kuq”, Roy Keane gjatë një përplasjeje kundër Haaland, e hodhi atë në tokë duke i shkaktuar dëmtim serioz.