Kampi i përvitshëm i verës në Jalë do të rikthehet sërish ditën e hënë për anëtarët dhe përfaqësuesit e ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim, tashmë nën emrin Partia e Lirisë. Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka lajmëruar në rrjetet sociale se të gjitha “janë gati për në Jalë”.
“Një e shtunë në paqe dhe gati për në Jalë”, ka shkruar Meta krahas një fotoje në rrjetetn sociale, ku ka dalë bashkë me deputetin e PL-së, Petrit Vasili.
Kampi në Jalë do të nisë të hënën dhe do të mbahet për pesë netë dhe gjashtë ditë, ku të rinjtë dhe të rejat, anëtarë të Partisë së Lirisë, organizojnë diskutime mbi tema të ndryshme, por edhe momente argëtuese.