Igli Tare i ka thënë lamtumirë Lacios. Ish-kapiteni i Kombëtares largohet nga klubi i Serie A, pas 18 vjetësh kur u transferua si lojtar, por më tepër spikati në postin e drejtorit sportiv.
Lajmi u konfirmua nga vetë shqiptari.
“Eksperienca ime shumë e bukur si drejtor sportiv te Lacio përfundoi. Është një vendim që e kam marrë prej kohësh, por prita që ekipi të zyrtarizonte pjesëmarrjen në Champions. Jam i vetëdijshëm se ndërtova një skuadër të fort me lojtarë të jashtëzakonshëm. Shpresoj ta mbroni këtë realitet të bukur”, tha ai.
Igli Tare u emërua në postin e drejtorit në vitin 2008 sportiv. Ai arriti të ndërtonte një skuadër të suksesshme ku gjatë drejtimit të tij ka fituar tre Kupa të Italisë dhe tre Superkupa.