Zlatan Ibrahimovic sipas të gjitha gjasave do të firmosë një kontratë të re me Milanin.
Edhe pse në moshën 41-vjeçare suedezi sipas ‘tuttomercatoweb’ ka në tavolinë një kontratë të re 1-vjeçare për sezonin e ardhshëm.
Ky propozim vjen pavarësisht se Ibra vitin e fundit e ka kaluar pothuajse i dëmtuar, por tani që është rikthyer është grumbulluar edhe nga kombëtarja e Suedisë.
Ibra ashtu si këtë sezon edhe sezonin e ardhshëm do të përfitojë 1.5 milionë euro.