Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë. Sherri për qiranë e një apartamenti përfundoi me vrasjen e një 64-vjeçari grek.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Agia Varvaras, një fshat në rrethinat e Athinës.
Autori i ngjarjes është një 38-vjeçar me origjinë egjiptiane. Sipas mediave fqinje, ai ka goditur me vare 64-vjeçarin, i cili ishte dhe pronari i shtëpisë të cilën e kishte i riu e kishte marrë me qira.
Menjëherë pas ngjarjes, i riu egjiptian mori në telefon policinë dhe u tregoi se kishte vrarë një person, i cili ishte futur në shtëpinë e tij për ta grabitur.
Por pas hetimeve, policia zbuloi se ishte një vrasje. Gjithashtu, raportohet se 64-vjeçari është kushëriri i bashkëshortes së autorit.