Një shtetas shqiptar i dënuar më herët për armë zjarri në Londër, do të dënohet sërish pasi ka shitur kokainë me vlerë 1 milion £.
Shtetasi shqiptar Klejdi Kazani, 24 vjeç, u burgos për shtatë vjet në maj 2022 pasi u kap me një pistoletë dhe municione ndërsa po ngiste në M1 në Hertfordshire në gusht 2021.
Tani, mesazhet nga telefoni i tij treguan se Kazani furnizoi pothuajse 14 kilogramë kokainë dhe kanabis për shumë bashkëpunëtorë gjatë javëve para arrestimit të tij. Provat telefonike e çuan atë në pranimin e veprave penale të drogës dhe pastrimit të parave në tetor.
Gjykata e Southwark e dënoi atë me pesë vjet të tjera. Oficerët që kontrolluan shtëpinë e Ervis Axhamit, bashkëpunëtorit të tij, gjetën 20,000 £ para të gatshme, të cilat ishin futur midis frigoriferit dhe një komodine kuzhine, dhe një ‘sasi të vogël’ kanabisi bimor në një raft.
Kazani dhe grupi i tij i krimit, i cili përbëhej nga bashkëkombës shqiptarë dhe një bullgar, u hetuan nga oficerët e Partneritetit të Krimit të Organizuar të Londrës. Kazani pranoi akuzat për armë zjarri dhe u burgos në vitin 2022 ndërsa ekzaminimi mjeko-ligjor i pajisjeve të tij celulare vazhdoi.