Në vitin 2019, Vangjush Dako ishte në qendër të vëmendjes pasi foli në përgjime me persona me rekorde kriminale. Ai jo vetëm që e mohonte këtë gjë, por u bë virale edhe deklarata e tij në emisionin “Opinion”, ku thoshte se është I pastër, teksa tregonte duart duke thënë se “i ka akullore”.
“Nuk ka person në qytetin e Durrësit që unë nuk kam takuar. Merre gjendjen civile tani, më nxirr një familje atje të të them ku banon, ku jeton, sa votues ka dhe për kë voton. Dhe jam njeriu që ia hap telefonin çdo lloj qytetari të Durrësit, mund të ma kalojë Edi Rama për SMS, por për të folur në telefon, s’ka bir k….. që të ma kalojë mua, me aq komunikim sa kam. Mua më njofin njerëzit, janë akullore, i shikon këto duar ti, janë akullore, i shikon këto duar, s’kanë prek këto, as drogë, as pistoletë, as lekë të pista”, tha aso kohe Dako.
Sot ai është vënë në pranga me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Dako u vetëdorëzua rreth orës 16:00 në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, duke u vënë në dispozicion të drejtësisë dhe hetimeve të nisura ndaj tij.