Në Arkore të Monzas, familjarët dhe miqtë i kanë dhënë lamtumirën e fundit, Silvio Berlusconi. Në nder të tij është organizuar një funeral shtetëror në Duomo të Milanos e teksa është shpallur dhe një ditë zie kombëtare.
Qindra qytetarë kanë lënë buqeta me lule jashtë vilës San Martino të familjes Berlusconi, ndërkohë nderime ka pasur edhe nga ekipet e futbollit Milan, por edhe të Monzës.
Në funeralin shtetëror marrin pjesë të gjithë liderët dhe përfaqësuesit e partive politike në Itali, të Bashkimit Europian por edhe të botës, që vlerësuan jetën dhe punën e Silvio Berluskonit.
Katër herë kryeministri i Italisë, themeluesi i Mediaset dhe Fininvest, ish presidenti i Milanit dhe ideatori i partisë Forca Italia, u shua të hënën në moshën 86-vjeçare pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Ai u diagnostikua me leucemi dhe kishte infeksion në mushkëri.