Karabinierët italianë kanë arrestuar Andrea Bonafede-n, topografin i cili dyshohet se i ka dhënë borxh identitetin e tij bosit Matteo Messina Denaro
Sipas, Corriere. Il, Bonafede konsiderohet nga hetuesit si një nga mbështetësit më besnikë të kumbarit, njeriu që sipas prokurorëve të Palermos, përveç dhënies së kartës së tij të identitetit për t’i lejuar të merrte një dokument të rremë dhe t’i jepte kartën e shëndetit të nevojshëm për terapitë dhe ekzaminimet mjekësore të cilave duhet t’i nënshtrohej kryemafiozi, Bonafede bleu shtëpinë në Campobello di Mazara ku Messina Denaro kaloi periudhën e fundit të arratisjes, i dha bankomatin që e lejonte të bënte disa pazare, dhe e detyroi të blinte makinën në të cilën udhëtonte.
Me paratë e ‘bosit’ ai bleu shtëpinë në Campobello di Mazara, ku dhe kaloi periudhën e fundit të arratisjes.
Mes gjithë përpjekjeve për të minimizuar rolin e tij , Bonafede rrëfeu gjithashtu se i kishte dhënë shefit ATM-në që ai përdorte për shpenzimet e bëra në arrati: darka në restorante, blerje të rrobave të stilistëve.