Humbja me përmbysje 3-2 ndaj Atletikos së Madridit nuk është kapërdirë siç duhet në radhët e Fejnordit. Ndryshe nga skuadra, që u kënaq me lojën e zhvilluar por jo me rezultatin, tifozët holandez kishin rezervuar një tjetër akt të kësaj përballje, por këtë herë jashtë fushës së lojës.
Një grup tifozësh nga ultrasit e skuadrës holandeze kanë sulmuar personat që gjendeshin në tribunën VIP të stadiumit “Metropolitano”. U desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën, ndërsa një tifoze pësoi dëmtime fizike dhe mbërriti në spital me hundë të thyer.
Kjo nuk është hera e parë që tifozë të Fejnordit shkaktojnë trazira në duelet Europiane. Diçka e ngjashme ndodhi në vitin 2015 ndaj Romës, çka solli edhe ndalimin e tyre në stadiumin ‘Olimpico’ sezonin e shkuar për duelin çerekfinal të Europa League.