Ka periudha në jetën e çdo personi kur lind nevoja për humbje peshe të menjëhershme. Qoftë për qëllime estetike apo mjekësore, qoftë para ose pas pushimeve apo festave. Dhe për shkak se vera po afrohet, shumë kanë nevojë të humbasin kile të tepërta, disa më pak e të tjerë më shumë, në mënyrë që të përmirësojnë pamjen dhe psikologjinë e tyre.
Le të shohim këshillat më të rëndësishme për reduktimin e lehtë dhe të shpejtë të peshës para daljes së parë në plazh. Duke ndjekur këto këshilla ushqyese ju do të jeni në gjendje të shijoni këtë verë.
Konsumojmë kryesisht proteina, yndyra dhe perime
Çdo vakt kryesor duhet të përfshijë proteina, yndyrë dhe perime. Planifikimi i vakteve tuaja në këtë mënyrë precize do të çojë në marrjen e karbohidrateve në gamën e rekomanduar prej 20-50 gramë në ditë. Burimet e proteinave janë si më poshtë. Për sa i përket mishit: mish viçi, pule, mish derri, qengji etj. Gjithashtu peshku dhe prodhimet e detit si salmoni, trofta, sardelet, karkalecat etj. Mos harroni për vezët, të bardhat e vezëve dhe një numër të kufizuar të të verdhave.
Perimet që duhet të preferojmë
Cilat janë perimet me pak karbohidrate? Këtu përfshihen brokoli, lulelakra, spinaqi, domatet, lakra, sallata dhe kastraveci. Mos kini frikë të ngarkoni pjatën tuaj me këto perime. Ju mund të hani sasi mjaft të mëdha të perimeve të mësipërme, pa kaluar 20-50 gramë karbohidrate në ditë.
Synoni të hani 2-3 vakte në ditë
Nëse ndiheni të uritur në një moment gjatë ditës, shtoni një tjetër snack të vogël.
Evitoni pijet e gazuara me sheqer
Thuajini “jo” pijeve të gazuara të pasura me sheqer dhe lëngjeve të paketuara të frutave.
Pirja e ujit para ngrënies
Pirja e ujit para ngrënies, gjysmë ore para vakteve kryesore mund të rrisë humbjen e peshës. Kjo këshillë mund t’ju duket e thjeshtë, por është vendimtare për përpjekjet tuaja.
Hani ngadalë
Ngrënia e ngadaltë ju ndihmon të ndiheni të ngopur në kohë, duke ju dhënë privilegjin të ndaloni vaktin tuaj kur me të vërtetë nuk do të jeni më të uritur. Kur hani, është e këshillueshme të përqendroheni në vaktin tuaj dhe në kënaqësinë e tij dhe të mos angazhoheni paralelisht me aktivitetet e tjera.