Hellas Verona luajti një ndeshje shumë të mirë përballë Interit në “San Siro”, por nuk arriti të fitojë pikë pas humbjes 2-1.
Skuadra kishte mundësinë e artë për të barazuar në minutën e 100-të, por Thomas Henry gaboi dhe humbi penalltinë duke goditur shtyllën.
Kjo penallti e humbur I ka kushtuar shumë Henry-t i cili ka marrë disa mesazhe kërcënimi nga tifozët e Hellas Verona.
29-vjeccari ka thënë në rrjete sociale se është kërcënuar me jetë nga tifozët, jo vetëm ai, por edhe familja e tij.