E enjtja mbase do t’ju tërheqë një ndjenjë e momentit ju të dashuruarve që do të tregojë në të ardhmen se është shumë më e fortë seç e mendonit. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime si nëpër ëndrra.
Kjo nuk është dita juaj dhe jeni gjithë kohës nën stres ju që jeni në një marrëdhënie dashurie. Do të mundoheni të menaxhoni emocionet por shumë e vështirë të ndodhë.
Ju të dashuruarit jeni të rrethuar nga njerëz pozitivë dhe që mendojnë vetëm për të mirën tuaj. Kjo gjë ju shtyn të veproni më të sigurt. Beqarët do realizojnë takime interesante enjte, por nuk do ju rrahë zemra për askënd.
Ditën e enjten keni nevojë për siguri. Këtë gjë do e kërkoni si nga kolegët e punës ashtu edhe nga partneri/ja. Beqarët nuk do kenë aspak dëshirë të njohin persona të rinj dhe mund të humbasin kështu mundësi të mira
Një ndjesi plogështie do t’ju shoqërojë të enjten gjatë gjithë ditës ju të dashuruarve. Është mirë të bëni një bilanc të gjërave për teë parë nëse çdo gjë shkon mirë.
Edhe pse ju duket sikur të tjerët nuk do t’ju vijnë në ndihmë të enjten për një problem të caktuar, gaboheni. Njeriu juaj i zemrës do të jetë aty gjithmonë për ju. Beqarët do mbështeten nga Venusi dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë.
Një debat i ndezur me partnerin/en që në orët e para të mëngjesit do të ketë pasojat e tij përgjatë gjithë ditës së enjte. Për beqarët nuk do jetë aspak një ditë me fat, prandaj më mirë të mos marrin vendime për të ardhmen.
Do t’ju thonë një të vërtetë të hidhur të enjten që do të parapëlqenit të mos e dinit. Besimi juaj për partnerin/en do të thyhet. Beqarët do kenë shumë interes për një person dhe mund të bëjnë edhe sakrifica për ta pasur atë në krah.
Keni nevojë për qetësi këto kohë ju të dashuruarit dhe kjo për të menduar më mirë dhe më kthjellët ndryshimet e mëdha që doni të realizoni. Beqarët do realizojnë takime interesante dhe mund të nisin një lidhje ashtu siç e kanë ëndërruar.
Merrni kohë në dispozicion për t’ju përkushtuar interesave tuaja dhe partnerit/es. Do të shikoni që ju mungonin këto momente kënaqësie. Beqarët do filtrojnë gjithë kohës me disa persona, por nuk arrijnë atë që mendojnë
Të enjten keni probleme përqendrimi sepse doni të zgjidhni disa punë njëherësh. Në fund të ditës do të përfundoni duke shkatërruar gjithçka. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me punë dhe kjo nuk do i lërë hapësirë të mendojnë për dashurinë.